
Deputetja Monika Kryemadhi ka deklaruar se ka shumë komunikime me kryeministrin Edi Rama dhe ministra të PS-së, që sipas saj, SPAK i ka hequr në dosjen kundër saj.
I pyetur në emisionin “Opinion” se çfarë ka biseduar me ish-kryetaren e LSI-së, Rama u shpreh se nuk debaton me njerëz që janë në hall.
I pyetur nëse kreu i qeverisë është vetë në hall nga këto mesazhe, Rama tha se nuk ka probleme të kësaj natyre.
Ai u shpreh se nuk ka asnjë njeri që mund të dalë dhe të thotë se e ka vjedhur. Prandaj këtë histori e konsideron si një histori “lehaqensh”.
Pa merak o satelit pa bisht se ne këmbësorët ta kemi fijen për të të sjellë me këmbë në “tokë”.
Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Monika Kryemadhit.
Në një reagim me kode të fshehura, Kryemadhi shkruan në rrjetet sociale:
“Pa merak o satelit pa bisht se ne këmbësorët ta kemi fijen për të të sjellë me këmbë në “tokë””.
E pikërisht këtë reagim, Blendi Fevziu ia lexoi kreut të qeverisë live në studio.
Por fjalët e Kryemadhit, për Edi Ramën nuk tregojnë asgjë tjetër veçse degradim të bisedës dhe gjuha e saj tregon se ajo është në hall sipas tij.
“Ça është kjo tani. Pse na e degradon këtë bisedë se të vjen një letër nga. E dëgjon tani çfarë gjuhe, ata janë njerëz në hall”, u shpreh Rama.
Reagimi i Ramës lidhet me sa duket me faktin se Kryemadhi ka paralajmëruar se në celularin e saj të bllokuar nga SPAK gjenden edhe SMS me të. /GazetaJonë