Barack Obama ka vënë në pikëpyetje se përse tragjedia e Titanit me 5 viktima ka marrë mbulim mediatik, ndërkohë që një varkë që u fundos me 700 refugjatë në bord është injoruar.
Ish-presidenti i bëri krahasimet teksa fliste në Fondacionin Stavros Niarchos në Athinë të enjten, disa orë përpara se Roja Bregdetare e SHBA-së të konfirmonte se nëndetësja kshte shpërthyer.
Ai tha se është “papërshtatshme” që ekspedita të ketë marrë më shumë vëmendje sesa qindra të vrarë, kur një varkë peshkimi u përmbys 50 milje larg brigjeve të Greqisë.
Varka e mbipopulluar me qindra refugjatë pakistanezë, sirianë, egjiptianë dhe palestinezë u fundos më 14 qershor, dy ditë përpara se OceanGate të raportohej i zhdukur, raporton “Daily Mail”.