Olta Gixhari është prekur nga një batutë që ka bërë Gent Hazizi. “Olta mund të hajë çdo gjë, por jo çdo gjë haet”, i ka thënë Genti Oltës gjatë një bashkëbisedimi për gatimet.
Kjo frazë e thënë nga Genti e ka mërzitur Oltën e cila gjatë një bashkëbisedimi me Amosin dhe Luizin tha se situata do të kishte degraduar nëse këto fjalë do ja thonte jashtë shtëpisë. Më tej Olta u shpreh se bashkëshortit të saj e sigurit që nuk do i kenë pëlqyer aspak ato çfarë tha Genti.
Pjesë nga biseda:
Olta: Nuk dua të rri në këtë shtëpi edhe të kem kështu batutash. Do marr valixhen ose do iki, ose do ikë ai. Cfarë duhet të ndodhë më shumë?
Luizi: Kush të bërë të ikësh? Pse i ke sytë e kuq?
Olta: Jam me nerva tani
Olta: Shko të ta shpjegojë Ronaldo. Nuk thuhet ajo unë jam nënë me fëmijë, jam e martuar. Por edhe një beqareje nuk i thuhet. Si do reagojë burri im jashtë? Të hedhë bombën këtu, të hipë në mure. Nëse kjo situatë do të kishte ndodhur jashtë ai do të ishte bërë gjak, nga unë e para. Do ja kisha rrasur me shishe koke. Ja kështu arrin njeriu në dhune.