Olta Gixhari duket se ka marrë rolin e “shkuesit” në “marrëdhënien” e Luiz Ejllit dhe Kiara Titos.
Në përpjekjet e këngëtarit për t’ju afruar sadopak moderatores aty ndodhet edhe aktorja për t’i dhënë një dorë, apo edhe leksione si në rastin konkret.
Së fundmi Olta papritur ka puthur Kiarën në buzë, për t’i treguar Luizit si “bëhet”. Nëse po prisni të themi që moderatorja reagoi keq, jo. Kiara duket se e kaloi me shumë sportivitet këtë veprim të Gixharit.