50-vjeçarja Lefteri Binjaku humbi jetën paraditen e sotme në zonën e Metalurgjisë në Elbasan pasi u përplas për vdekje nga një makinë tip “Opel”. E ndjera u përplas teksa po tentonte të kalonte nga njëra anë në anën tjetër të rrugës.
Në këtë moment ajo është përplasur nga një makinë që në dukje është me shpejtësi të lartë duke e hedhur disa metra në ajër.
Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, gruaja ka kaluar njërën anë të rrugës, por ka parë që në atë moment po vinte një makinë tjetër. Ajo ka shtuar vrapin, ndërsa shoferi i makinës tip “Opel” tentoi të frenonte, por shpejtësia e lartë e bëri të pamundur shmangien e aksidentit.
Policia filloi ndjekjen dhe arrestoi disa minuta më vonë 36 vjeçarin që ishte drejtues i makinës tip “Opel”. Ai e kishte parkuar automjetin brenda një ndërtese në ndërtim duke tentuar të largohet.