
Lëvizje të fuqishme në fushën e inteligjencës artificiale.
CEO dhe bashkëthemeluesi i OpenAI, Sam Altman, u pushua nga puna pasi gënjeu bordin e kompanisë së tij, sipas një njoftimi të lëshuar të premten.
Në një deklaratë të kompanisë thuhet, “largimi i Z.Altman pason një proces shqyrtimi konsultativ nga bordi, i cili arriti në përfundimin se ai nuk ishte vazhdimisht i sinqertë në komunikimet e tij me bordin, duke penguar aftësinë e tij për të ushtruar përgjegjësitë e tij. Bordi nuk ka më besim në aftësinë e tij për të vazhduar udhëheqjen e OpenAI-t”.
Mira Murati, CTO e OpenAI, do të bëhet CEO i përkohshëm në vend të tij, sipas deklaratës.
Altman u bë një nga njerëzit më të rëndësishëm në botën e inteligjencës artificiale pasi kompania e tij publikoi ChatGPT në nëntor 2022, një chatbot gjenerues i AI që grumbulloi më shumë se 100 milionë përdorues në më pak se një vit.
