Tetë persona janë arrestuar ndërsa dhjetëra të tjerë janë shoqëruar gjatë natës së djeshme në ambientet e drejtorisë së Policisë së Korçës, gjatë një operacioni anti drogë.
Gjatë aksionit, janë kontrolluar dhjetëra banesa dhe lokale në Korçë, ndërsa nga policia u arrit të ndalohen shtetas që merreshin me shpërndarje të drograve të forta.
Burime bëjnë me dije se u sekuestruan rreth 300 gr kokainë, 5 kg canabis, telefona, peshore, automjete si edhe sasi në euro dhe lek. Detaje të mëtejshme nga operacioni priten të zbardhen në vijim edhe nga komunikata zyrtare e policisë.