Ka nisur tashmë protesta e thirrur nga PD në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, në Tiranë.
Mijëra simpatizantë e qytetarë i janë bashkuar asaj nga disa qytete të vendit.
Kryeministri Rama zgjodhi që t’i “përgjigjej” protestës përmes një videoje në Facebook ku shihet duke punuar një vazo me Baltë.
“Ka një arsye që thyhet, unë nuk e di por ama duhet ta marrim mesazhin e ta kthejmë thyerjen në kreativitet. Nga thyerja duhet të ngjitemi më lart,” dëgjohet duke thënë ai në video.