Dy avionë “B52” të SHBA-ve do të fluturojnë sot mes orës 14:45-15:00 mbi sheshin Skënderbej me qëllim nderimi ndaj shqiptarëve në kuadër të 100 vjetorit të marrëdhënieve mes dy shteteve.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ambasada amerikane fton qytetarët që të shohin spektaklin që do të dhurojnë dy avionët gjigantë të SHBA-ve.
Postimi i ambasadës
Dy avionë amerikanë B-52 do të kryejnë fluturime në lartësi të ulëta mbi Tiranë sot dhe të gjithë jeni të mirëpritur t’i ndiqni! Bashkohuni me ne në Sheshin Skënderbej sot në orën 14:45-15:00, në këtë mundësi unike për të parë fluturimin në nder të 100 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, përfshirë edhe marrëdhëniet tona si aleate dhe partnere në NATO.