Orët e paradites do të paraqiten nën ndikimin e vranësirave në të gjithë territorin e vëndit ku do të ketë edhe reshje shiu. Sipas MeteoAlb parashikohet që në skajin Jugor dhe në zonat Veriore herë pas here të ketë rrebeshe shiu të izoluara. Mbeten vranësirat e shpeshta prezente përgjat gjithë ditës duke krijuar mundësi për reshje shiu, por pas mesdite parashikohet që reshjet të jenë në sasi më të pakët në zonat perënimdore.
Temperaturat e ajrit do të bien lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 24°C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verior -Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3–4 ballë.