Ish-presidneti Ilir Meta, përmes një postimi në Facebook ka paralajmëruar se LSI, do ndërmarrë një ortek të pamëshirshëm për të gjithë “minjtë”, që dalin përpara. Ai e ka quajtur këtë nismë si antikorruptive, duke ritheksuar atë që deklaroi më herët edhe Monika Kryemadhi, paraqitjen e faktve të reja për çështjen e inceneratorëve.
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi se do i shkojnë deri në fund çështjes së inceneratorëve.
Në materialin e publikuar nga Monika Kryemadhi tregohet sesi Bashkia Tiranë ka qenë në dijeni “që në krye të herës” për një ofertë të pa kërkuar për inceneratorin e Tiranës dhe më pas kryebashkiaku Erion Veliaj ka caktuar dy anëtarë të komisionit për koncencionin.
Në vitin 2016 sipas Kryemadhit, Ministria e Mjedisit i ka kërkuar Ministrisë së Financave miratimin paraprak për financimin e projektit nga ku rezulton se: Ky projekt do të financohet nga a) Qeveria në shumën 130,883,750 eurove dhe b) Bashkitë e Qarkut Tiranë në vlerën 91 mln euro për 30 vjet.
Ky fakt provon në mënyrë të qartë dhe shteruese se Bashkia Tiranë dhe Kryetari i saj Erion Veliaj janë në dijeni të plotë të modelit financiar të inceneratorit të Tiranës dhe shumës konkrete që Bashkia Tiranë duhet të paguajë për 30 vitet e ardhshme.
Njoftim
Revolucioni Antikorrupsion, një ortek i pamëshirshëm për të gjithë minjtë që i dalin përpara.
Në “furrën” e inceneratorëve do përfundojnë të gjithë!
Ndiqni faktet e reja!