
Mund të themi padyshim që janë çifti më i komentuar i vitit me lajmet rreth ribashkimit të tyre. Ndonëse nuk kanë konfirmuar asgjë, mjaftojnë fotot e video ku Bora e Donaldi janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit, për të vërtetuar tashmë se dyshja janë bashkë. Tashmë çifti duket se ka nisur edhe të flasë me kode.
Sot Bora ka postuar një foto nga makina dhe i bën një pyetje ndjekësve: “Erdhi vera apo akoma?
Përgjigjen ia kthen Donaldi me një postim në Instastory.
“Ja se erdhi, po parkon”, shkruan ai teksa shfaqet duke pritur Borën në një ballkon.