![-640-0-sdfgwsge3gghhdfgh-1692812355](https://gazetajone.com/wp-content/uploads/2023/08/640-0-sdfgwsge3gghhdfgh-1692812355.png)
Ky është momenti kur avioni privat me të cilin udhëtonin 10 persona, mes tyre edhe lideri i “Wagner”, Yevgeny Prigozhin është rrëzuar pranë Moskës.
Në pamjet e filmuara nga një banor, avioni dallohet teksa rrëzohet duke lëshuar flakë. Dyshohet se avioni është goditur nga sistemi raketor tokë-ajër, por kjo mbetet ende e pakonfirmuar.
“Aeroplani Embraer ishte rrugës nga Sheremetyevo për në Shën Petersburg. Në bord ishin tre pilotë dhe shtatë pasagjerë. Të gjithë vdiqën”, ka raportuar pak më herët agjencia shtetërore e lajmeve në Rusi.
![Pamje dramatike: Momenti kur bie avioni privat me të cilin fluturonte](https://cdnimpuls.com/voxnews.al/media3/-640-0-sdgwseghe3hgehh-1692813784.png)
Prigozhin ishte një prej miqve më të afërt të presidentit rus Vladimir Putin. Ai formoi grupin e mercenarëve ushtarakë “Wagner” dhe u angazhua së fundmi në luftën në Ukrainë, duke i dhënë një shtysë të madhe pushtimit rus.
Por përplasja me krerët më të lartë të Ministrisë ruse të Mbrojtjes do të sillte përçarjen e madhe mes Prigozhin dhe Putin. Në qershor, ai tërhoqi trupat nga fronti i luftës në Ukrainë dhe i drejtoi për në Moskë, në atë që u quajt si “rebelim” dhe “grusht shteti”.