Një aksident është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së premtes në Tiranë.
Siç mund të shihni nga pamjet, makina e policisë ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në lumin e Lanës, pranë rreth-rrotullimit të Shkozës.
Mësohet se nga aksidenti i rëndë nuk ka viktima, por vetëm dëme materiale.“Makina e policisë rrugore po përpiqej që të ndalonte një makinë tjetër pa ndonjë arsye dhe më pas përfundoi në Lanë. 2 efektivë të policisë ishin në makinë por shpëtuan pa dëmtime”, denoncon qytetari në JOQ.
Ndërkaq policia ka mbërritur në vendngjarje duke nxjerrë dhe mjetin nga lumi, si dhe ka nisur hetimet paraprake për zbulimin e shkaqeve të këtij aksidenti.
Pamjet nga aksidenti: