
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi ku një 25-vjeçar ka vrarë në mes të rrugës ish-gruan dhe vjehrrin e tij.
Vrasja brutale nga 25-vjeçari Mersan Kocen u filmua nga një kamera celulari. Në video, 25-vjeçari shihet se ka ndaluar makinën e tij para mjetit që drejtohej nga ish-bashkëshortja e tij, Bilge Kaya, ndërkohë që përleshet me babain e saj, i cili po përpiqej që t’i hiqte kallashnikovin nga duart.
Gjatë zënkës, mesditën e së premtes, 25-vjeçari shihet në një moment duke qëlluar drejt makinës në të cilën ndodhej ish-bashkëshortja e tij, ndërsa disa sekonda më pas arrin të drejtojë armën në trupin ish-vjehrrit të tij.
Vrasësi shihet duke lëvizur drejt makinës dhe duke qëlluar sërish ish-gruan e tij. Sipas mediave turke, vrasja ka ndodhur menjëherë pasi gjykata i dha kujdestarinë e fëmijës 4 muajsh mamasë.
Babë e bijë dhanë frymën e fundit në spital ku u dërguan të plagosur rëndë, ndërsa 25-vjeçari u largua nga vendi i vrasjes. Pas ndjekjes nga policia turke, 25-vjeçari u arrestua dhe u akuzohet për dy vrasje.