
Mediat greke kanë publikuar pamjet nga vendi ku u vra me plumb në kokë në një atentat Irakli Davella dhe u plagos me armë zjarri Edi Lolo, të dy shqiptarë
Siç shihet edhe nga fotot e siguruara nga mediat greke, viktima Irakli Davella ka mbetur i shtrirë në rrugë pranë mjetit të tij, ndërsa aty pranë janë edhe forcat e policisë.
Ndërkohë, në foton më poshtë është momentin kur i plagosuri nga ekzekutimi mafioz, Edi Lolo, dërgohet në spital me ambulancë.