Mediat në Serbi po raportojnë se shqiptari nga Kosova, Faton Hajrizi është vrarë.
Sipas njoftimit nga autoritetet serbe në aksionin e Organizatës Speciale Antiterroriste ka mbetur i vrarë Faton Hajrizi.
Hajrizi dyshohet se vrau policin serb Nikola Krsmanoviq dhe plagosi Vjekoslav Iliqin, i cili ndaloi veturën ku ndodhej ai.
Sipas informacioneve të Informer, Hajrizi ka tentuar të kalojë Drinën dhe të arratiset në Bosnje-Hercegovinë, por nuk ia ka dalë, kështu që është fshehur në një kompleks të braktisur fabrike.
Mister mbeten rrethanat e vrasjes së tij, pasi policia serbe tha se ai u kishte qëlluar sërish me armë. Megjithatë trupi i tij ka rënë me fytyrë në tokë, çka ngre dyshime se mund të jetë qëlluar pas shpine.