Teksa ndodhemi në javën e fundit të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 14 Majit, një incident politik është regjistruar këtë të martë në fshatin Mzi, Njësia Administrative Fierzë, Bashkia Fushë Arrëz.
Politiko raporton se një grup i armatosur i drejtuar nga Drejtori i Hec-it Fierzë, Vasil Muslija me djalin e tij dhe shtetasin Zamir Sadiku, te tre përfaqësues të PS-së, kanë ndaluar një makinë.
Në makinën e ndaluar prej tyre ndodheshin shtetasit Besmir Nika, Bledar Nika, Ndue Deda dhe Ridvan Kuka, aktivistë të Partisë Demokratike.
Muslija me djalin e tij dhe Sadiku i kanë qëlluar me qyta armësh pistoletë aktivistët demokrat ku ka mbetur i plagosur rëndë Besmir Nika dhe më lehtë vëllai i tij Bledari.
Më tej, raportohet se të tre personat Vasili, i biri dhe Zamiri kanë qenë të armatosur dhe gjatë këtyre ditëve po vazhdojnë me presione e shantazhe ndaj qytetarëve të kësaj zone.