Ish kandidati për kreun e PS në Durrës, Ardit Kërtusha, ka qenë duke pritur disa persona jashtë lokalit të reperit Noizy ndërkohë që u plagos me armë zjarri në këmbë.
Bëhet me dije se Kërtusha dhe autori i ngjarjes i cili ende nuk është identifikuar, janë përplasur më herët fizikisht me njëri tjetrin.
Zanafilla e përplasjeve ka nisur një muaj më parë. Ndërsa sipas informacioneve të Fax Web, autori është afruar pranë Kërtushës dhe fillimisht kanë debatuar më pas e ka qëlluar me armë zjarri në këmbë.
Policia po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, ku në ndihmë i vinë kamerat e sigurisë dhe dëshmitarët okular të ngjarjes.
Deri më tani nuk janë dhënë detaje nëse Kërtusha ka dhënë apo jo një dëshmi e cila do të ndihmonte në hetim dhe do të zbardhte dinamikën e plotë të ngjarjes.