Këngëtari i njohur Endri Prifti ka bërë të ditur se është në proces gjyqësor për grabitjen e pronës së tij. I ftuar ditën e sotme në emisionin ‘ABC’ e mëngjesit, Prifti paralajmëroi këdo që cënon ta vjedhë, se do ta dërgojë në burg.

Unë s’di të gënjej asnjëherë. Unë di të them akoma të vërtetën. Kush cënon të më vjedhë mua do të përfundojë në burg. Ekziston Reforma në Drejtësi. Jam akoma në proces gjyqësor”, tha këngëtari.

Rreth një muaj më parë artisti bëri një denoncim për grabitjen e shtëpisë nga ana e ish-bashkëshortes së tij, Anjeza Kolevica, me ndihmën e Kadastrës së Korçës. Ky denoncim nuk u prit mirë nga ish-bashkëshortja e këngëtarit dhe u pasua me një reagim të ashpër dhe me akuza të rënda ndaj Priftit. Këngëtari duket se ia lënë në dorë institucioneve.