Biznesmeni Gentian Sula është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).
Sula është larguar nga ambientet e SPAK rreth orës 15:00 të ditës së sotme.
Biznesmeni nuk ka folur për mediat, por është parë nga gazetarët teksa ka lënë ambientet e SPAK. Ende nuk bëhet me dije se për çfarë çështje është marrë në pyetje Gentian Sula, pasi SPAK mund të ketë nisur edhe hetime për çështje të tjera.
Por, kujtojmë se emri i biznesmenit Gentian Sula figuron në dosjen e SPAK dhe lidhjet me hetimet që po zhvillohen për Presidentin e PL-së, Ilir Meta, deputeten Monika Kryemadhi dhe nënë e saj, Fatime Kryemadhi.