
Prej orëve të para pas mesnatës dhe deri në mesditën e ditës së shtunë do të mbizotërojnë vranësirat mesatare dhe të dendura në veri e veriperëndim.
Më tej në vend do të hyjnë në qarkullim masat e qendrueshme të cilat do të sjelin mot me diell kryesisht ditën e diel. Të pranishme do të jenë mjegulla e mjegullina në lugina.
Era do të fryjë juglindje e verilindje e lehtë e mesatare në bregdet. Valëzimi i forcës 1 deri 3 ballë.