Vendi ynë do të vijojë të mbizotërohet nga moti i qëndrueshëm dhe temperaturat e larta, të cilat gjatë paradites do të sjellin dominim të kthjellimeve në pjesën më të madhe të territorit.
Sipas Meteoalb, orët e pasdites sjellin kalime të lehta vranësirash, ku në zonat malore do të jenë më të dukshme duke krijuar dhe mundësi për shira të pakët në Juglindje dhe në Veri të Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 36°C.