Pas 9 vitesh largimi, ish-kryeministri Sali Berisha merr sërish drejtimin e partisë që ai vetë e krijoi.

Në zgjedhjet e sotme për kreun e Partisë Demokratike ai fitoi me rezultat të thellë ndaj kandidatit tjetër ish-kreut të PD-së në Kukës, Ibsen Elezi. Procesi i votimit nisi në 08:00 të mëngjesit dhe përfundoi në 20:00 sot, ndërsa për rreth 3 orë u numëruan votat në 108 qendra votimi në rang vendi.

Partia më e madhe opozitare në vend është përfshirë nga ‘trazira’ në strukturat e saj të brendshme që në shtator të 2021, kur ish-kreu i kësaj partie Lulzim Basha mori vendimin për shkarkim të liderit historik të PD-së Sali Berisha.

Menjëherë pas këtij akti politik, Berisha nisi foltoret në të gjithë qytetet e vendit duke synuar rikthim të ‘fuqishëm’ në jetën politikë dhe rikthimin e pluralizmit i cili sipas tij kishte humbur në këto 8 vite qeverisje të Ramës.

Pas foltoreve u zhvillua Kuvendi i 11 dhjetorit nga ku u bënë ndryshime në statutin e Partisë Demokratike dhe u ngrit Komisioni i Rithemelimit. Ky kuvend i iniciuar nga ish-Kryeministri Sali Berisha, do të shpallte të paligjshëm mbajtjen e Kuvendit që kishte thirrur Lulzim Basha vetëm 1 javë më vonë.

Tensione të shumta në selinë blu shënon dhe 8 janari, me protestën e thirrur nga Berisha. Dyer të shkatërruara, dritare të thyera, gurë e shkopinj, ishin dhe imazhet që la pas kjo protestë, ndërsa pas kërkesës nga deputetët demokratë që ishin brenda selisë, u desh ndërhyrja e policisë për të shpërndarë turmën e irrituar që kërkonte largimin me forcë të Lulzim Bashës.

Pas “sulmeve” të njëpasnjëshme politike ndaj ish-kreut të PD-së dhe rezultatit të zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit Lulzim Basha dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të opozitës mbrëmjen e së hënës me 21 mars 2022.

Dorëheqja e Lulzim Bashës, solli zhvillime të forta në arenën politike shqiptare. ‘Rithemelimi’ nisi zhvillimin e mbledhjeve më pas në selinë blu, dhe Berisha nuk u tërhoq nga vendimi për rimarrjen e drejtimit të kësaj partie.

Shpallja e tij ‘non grata’ nga SHBA nuk e ndaloi për të dalë thuajse çdo ditë në komunikime për shtyp duke u shprehur se ka ardhur momenti i ndryshimit dhe se asnjë presion nga ndërkombëtarët nuk do e ndalojë atë të bashkojë demokratët e të krijojë opozitën e denjë përballë qeverisë aktuale.

Ja rezultatet e procesit:

-Pogradec:

516 gjithsej
484 Sali Berisha
32 Ibsen Elezi

-734 votues ne qendren e votimit ne seline e PD.
693 Vota per Sali Berishen
31 Vota per Ibsen Elezi
10 Te pavlefshme

-Skrapari
104 votues
91 Berisha
8 Elezi

BERATI
Gjithsej votues 431
Berisha 378 vota
Elezi 57 vota
6 pavlefshme

-Kuçova 750 votues morën pjesë 483 votues
Berisha 437
Elezi 45
1 pavlefshme

-Poliçani
360 votues
Morën pjesë 95
Berisha 93
Elezi 2

Dimal nga 870 votues kanë votuar 347 anëtarë.
Nga këta: 305 vota i ka marë Sali Berisha
28 vota Ibsen Elezi dhe 14 vota kanë të pavlefshme.

Lezhe
Ibsen Elezi 39
Sali Berisha 859
Te pa vlefshme 8

-Komisioni PD Vlorë:
Votuan 890 Anëtarë;
Berisha = 836
Elezi = 46
Te Pavlefshme = 8

-Komisioni PD Selenice:
Votuan 219 Anëtarë;
Berisha = 196
Elezi = 22
Te Pavlefshme = 1

-Komisioni PD Himare:
Votuan 124 Anëtarë;
Berisha = 113
Elezi = 9
Te Pavlefshme = 2

Komisioni PD Sarande:
Votuan 486 Anëtarë;
Berisha = 354
Elezi = 121
Te Pavlefshme = 11

Komisioni PD Delvine:
Votuan 221 Anëtarë;
Berisha = 207
Elezi = 14
Te Pavlefshme = 0

-Fier
Ibsen Elezi ka marre 46 vota
Sali Berisha 2170

-Elbasan
Qendra 1
573
6 te pavlefshme
541 sali berisha
16 vota Ibsen Elezi

– 4084 vota në qarkun e Korçës, Berisha me fitore të thellë ndaj Ibsen Elezit

-Mbyllet procesi i votimit ne Mirdite
Sali Berisha 454 vota
Ibsen Elezi 18 vota
Te pa vlefshme 6

-Kukës
714 Berisha
164 Ibsen
4 te pavlefshme

-Shkoder

Sali Berisha- 1500 vota
Ibsen Elezi- 114 vota
Te pavlefshme- 15 vota