Pas shkarkimit të Loina Priftit, ish-drejtoreshës së “IdentiTek”, e cila i kishte caktuar vetes rrogë 15 mijë euro në muaj e që dyshohet për një sërë abuzimesh në detyrë, përfshi këtu edhe cënim të të të dhënave sensitive, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka firmosur një tjetër shkarkim.
Së fundmi është shkarkuar drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Vangjush Stavro.
Vendimi është marrë për shkak të një ngërçi të krijuar me tenderin e mirëmbajtjes së Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile.
Një përplasje për çështje teknike e procedurale me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSH) e ka shtyrë Ministrin e Brendshëm të sakrifikojë vartësin e tij, shkruan.
Vangjush Stavro u emërua në krye të Gjendjes Civile në pranverë të vitit 2021.
Nuk dihet ende se kush do ta zëvendësojë, por sidoqoftë ky institucion mbetet me një rëndësi të posaçme sidomos kur kemi para vitin elektoral.