Një operacion policor po zhvillohet në Tiranë, ku janë shoqëruar disa policë e ish-policë. 12 persona, të dyshuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, janë shoqëruar gjatë operacionit.
Mes të ndaluarve është ish-drejtori i Policisë, Erzen Breçani, i cili u dërgua drejt Drejtorisë së Policisë së kryeqytetit. Po ashtu, është ndaluar edhe shefi i krimeve në Komisariatin numër 6, Dedan Gjoni.
Ndërkohë, pritet të dhëna zyrtare për këtë operacion.