Moderatorja e njohur Fjodora Fjora ka treguar se sa më të njohur dhe të rëndësishëm kanë qenë VIP-at që ajo ka intervistuar gjatë karrierës së saj, aq më të thjeshtë ishin.
“Ka shumë komplekse Shqipëria. Kam pasur fatin që të intervistoj super njerëz, të cilët sa më të famshëm që ishin, aq më të thjeshtë bëheshin. Ndër kujtimet e mia të bukura që unë i mbaj, i kam me fotografi…kam për shembull një puthje të Zuccheros që më puth në ballë pas intervistës, sepse i pëlqeu shumë intervista me mua. Për atë që përfaqëson Zucchero në botën e muzikës, si një njeri që për mua është kult, për mua ishte një vlerësim i jashtë zakonshëm.
Më kujtohet që Ana Visi më kapi për dore dhe duke qenë se kishte shumë punë dhe nuk po arrinte dot të ma jepte intervistën, ishte aq e mirë sa thoshte “ti do vish me mua dhe sapo të gjejmë hapësirën do ta bëjmë intervistën bashkë.” Më kujtohet që Gianni Morandi ka bërë një koncert dhe në orën 03:30 të natës pasi i kishte dalë shpirti në një koncert Live ka ndaluar dhe ka thënë “do t’i jap intervistën kësaj gazetares që ka ardhur nga Shqipëria për të më intervistuar mua.
Këta që ma lënë seen sot nuk më ngrenë dhe nuk më ulin asgjë fare. Thjeshtësia është virtyt i njerëzve të mëdhenj, që kanë arritur diçka në jetë dhe duan ta ndajnë me të tjerët. Kurse këta janë ende njerëz që duan të shesin veten e tyre për të fituar para me klikimet”, tha Fjodora Fjora.