
Pas lajmeve të ndarjes mes Blero Muharremit dhe Afrona Dikës për herë të parë këngëtari ka folur rreth këtyre lajmeve duke thyer heshtjen.
Ai ka qënë i ftuar në “Shqipëria Live” ku ka folur rreth këtyre zërave duke thënë se portaleve nuk i kushton fare rëndësi dhe as nuk e di se çfarë shkruhet aty.
Më tej ai ka shtuar se Instagrami i tij menaxhohet nga kompania jo nga vetë ai dhe heqja e fotove të tij dhe bashkëshortes së tij ka ardhur për këtë arsye nuk është në dijeni dhe as i interesuar se çfarë shkruajnë portalet pasi ka punë më të rëndësishme për të bërë nuk e shqetësojnë lajmet sepse skam interes ka thënë ai.
Prej disa ditësh kanë qarkulluar lajmet e ndarjes së tij nga Afrona dhe kjo ishte dalja e parë publike e këngëtarit i cili ka folur rreth këtyre thashethemeve duke preferuar të qëndrojë larg portaleve dhe lajmeve.