Shakira është parë në gjëndje jo të mirë teksa u fotografua nga paparacët në makinë duke shkuar për në shtëpinë e saj në Barcelonë.
Këngëtarja dukej e lodhur dhe e mërzitur dhe kjo si duket lidhet me tensionin e këtyre ditëve ku ajo dhe Pique kanë qënë në qëndër të vëmendjes për shkak të tradhëtisë së futbollistit. Njoftimin e ndarjes së tyre të dy e pranuan duke njoftuar:
“Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi. Kërkojmë privatësi në këtë moment për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë maksimal. Faleminderit paraprakisht për mirëkuptimin dhe respektin”, deklaruan ata.
Edhe pas ndarjes “telenovela” Shakira-Pique ka vazhduar më tej ku fansat kanë dyshuar se të dy mund të kenë filluar njohjet e tyre të para me dikë tjetër.