Rina dhe Sin Boy i dhanë fund lidhjes pas 4 vitesh së bashku. Lajmi u konfirmua nga vetë reperja pak kohë më parë.
“Po, është e vërtetë që jemi distancuar. Por nuk do doja që ta bënin të madhe se ne kemi shumë kohë që jemi distancuar. Por, në muzikë nuk jemi ndarë dhe kemi punuar bashkë. Ndarja u bë publike sepse ne nuk ndiqemi më në Instagram. Kemi kaluar shumë mirë, por jeta është e tillë”, tha ajo.
Së fundmi Rina ka tërhequr sërish vëmendje duke u shfaqur krah ish-konkurrentit të “Përputhen”, Andi Artanit. Dyshja kanë dalë bashkë dhe reperja ka publikuar një video të Andit në Instastory. “Erdha të mësoj se çfarë duhet të porosis në sushi”, ka shkruar ajo.