Fjolla Morina ka qenë shumë e komentuar për problemet me ligjin e më pas për ndarjen nga Fisnik Syla. Por tani duket se këngëtarja ka vendosur të fokusohet sërish te karriera e saj si këngëtare dhe të rikthehet me një këngë të re.
“Kënga e re së shpejti me….?”, ka lajmëruar ajo duke bërë me dije se është duet.
Projekti i fundit i Fjollës ishte ai me titull “Kape”, të cilin publikoi më 20 shtator të vitit 2020.