Filloreta Raçi, e njohur si Fifi i ka habitur të gjithë me reagimin e saj në rrjetet sociale, pas emisionit “Mër lër të flas” të Donald dhe Romeo Veshajt. Në një nga skeçet e emisionit, teksa i tregonte Mozzikut shtëpinë e “Big Brother VIP”, Donaldi i tregon atij edhe vendin ku u rrëzua Fifi. “Këtu u rrëzua Fifi”- i thotë ai teksa në dysheme shihen disa numra që vendosen nga policia në skena filmi dhe Donaldi që vendos një shkurre ose tufë me gjete(sepse nuk ishin lule) në vendin në fjalë).
Kjo nuk është pritur aspak mirë nga këngëtarja e cila nuk ka vonuar me reagimin e saj. Fifi ka publikuar një video në Instastory ku shprehet se ata i kanë rikujtuar një skenë që ka refuzuat ta shohë dhe madje i kërcënon edhe me gjyq.
“Sapo më erdhi një lajm dhe unë mundem të shoh diçka që kam refuzuar ta shoh prej momentit që kam dalë nga “Big Brother” për arsye që gjithë e dinë pse kam dalë. Kam refuzuar ta shoh si skenë. Dhe unë nëse e shoh sot atë lule në tokë që demek këtu vdiq Fifi, atëherë unë po u them përgatituni me gjyqin“.-shprehej këngëtarja.