Maliqi u trondit sot nga një ngjarje e rëndë, ku një 71-vjeçar tentoi të përdhunojë një 9-vjeçare në këndin e lojërave.

Fatmirësisht e mitura u shpëtua nga një vajzë më e rritur, e cila pa të gjithë ngjarjen. Sipas dëshmisë së saj në polici, ai e kishte marrë të miturën me vete dhe në momentin që ajo afrohet pranë tyre i sheh gjysme të zhveshur.

Sipas dëshmitarës, ai po e tërhiqte vajzën e mitur drejt vetes dhe ajo ndërhyu në këto momente dhe e shpëtoi atë.

“Ishte mesditë rreth orës 13:30, pashë nga larg një situatë të sikletëshme.

Ai kishte shkuar në këndin e lojërave në shkollën e fshatit dhe kishte marrë me vete edhe vajzën e mitur.

Të dy i njoh se janë banorë të fshatit, shkoj menjëherë aty për të parë çfarë po ndodhte sepse nga larg nuk isha shumë e sigurt.

Kur shkoj aty pashë tmerr me sy, të moshuarin e pashë gjysmë të zhveshur edhe vajzën gjithashtu.

Ishte gati për të kryer marrdhënie seksuale, po e tërhiqte vajzën e mitur drejt vetes, unë nuk e lashë, e mora vajzën direkt. Shyqyr që nuk ndodhi asgjë, vajza është shumë mirë përveç se ka pësuar traumë nga ngjarja.

71 vjeçarin e goditi dy herë me grusht edhe një banor tjetër pasi mësoi për ngjarjen”, tha dëshmitarja.

Ndërsa, mësohet se policia po heton nëse 71-vjeçari e ka ngacmuar më parë të miturën. Sipas disa banorëve, ai e ka ngacmuar 9-vjeçaren për ditë me radhë dhe është dëgjuar duke i thënë se do t’i jepte lekë.