Elton Ilirjani, biznesmeni i njohur shqiptar është një nga figurat më të komentuara për shkak të deklaratave që bën herë pas herë si dhe për prirjet seksuale.
Ai prej kohësh tashmë është një aktivist ndërkombëtar i të drejtave të komunitetit LGBTQ+. Me shfaqjet e tij në studiot televizive apo edhe në Instagram, biznesmeni ka bërë bujë me stilin e tij ekstaravagant.
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, edhe së fundmi biznesmeni gay është bërë kryeqendra e opinionit publik, pasi është shfaqur i veshur me fustan nusërie. Elton është fotografuar rrugëve të Brooklyn me fustanin modern të bardhë. Përveç kësaj ai i ka shtuar veshjes ekstravagante një palë taka blu dhe geta të kuqe, duke iu afruar flamurit amerikan.
Ju kujtojmë që prej disa kohësh, Eltoni ka ndërtuar një jetë të re në Amerikë. Përsa i përket jetës private, ku siç edhe vetë është shprehur, është martuar me partnerin e tij, Christian. Në intervistën e tij për “Panorama Plus”, para disa muajsh biznesmeni foli edhe njëherë për paragjykimet dhe diskriminimet e gay-ve në vendin tonë.
Ai u shpreh se i ka mbyllur të gjitha hesapet me Shqipërinë, dhe se nuk bën pjesë te njerëzit që mezi presin të festojë pavarësinë apo të vijë në Shqipëri. “Atdheu im është SHBA”, shprehej biznesmeni, duke zbuluar edhe zhgënjimin që ka për vendin tonë.