Po zhvillohet në selinë e PD mbledhja e grupit parlamentar.
Kreu i grupit ka kërkuar mos dorëzimin e Ervin Salianjit dhe ngujimin e grupit të PD në selinë blu për 24 orë pa ndërprerje e pa afat.
“Mos pranimin e padrejtësisë, grupi parlamentar t’i kërkojë Ervin Salianjit të mos ekzekutojë vendimin politik të Edi Ramës.
Grupi Parlamentar të ngujohet 24 orë pa ndërprerje, pa afat, në selinë e Partisë Demokratike”, mësohet të ketë thënë Gazment Bardhi
Burime të Gazeta Jonë bëjnë me dije se i gjithë grupi parlamentar mbështet idenë se vendimi i Gjykatës së Apelit nuk duhet të njihet.
Tashmë, në mbledhjen e deputetëve demokratë po diskutohet për formën e protestës ndaj vendimit, ku nuk përjashtohet as ngujimi në seli.