Përmes zëdhënëses për antikorrupsion, PD ka denoncuar “aferën e ndërtimit të Tunelit të Llogarasë”, që siç e cilëson kjo parti është “pjesë e bizneseve strategjike të Edi Ramës”.
Denoncimi i PD
Sot do të listojmë një seri shkeljesh, abuzimesh dhe vjedhjesh për këtë tunel:
Studimi i fizibilitetit realizuar në kohën e qeverisë Berisha me një vlerë prej 1 milion euro nuk i hyri në punë Edi Ramës i cili në 2020 miratoi me VKM Rishikimin e studimit të fizibilitetit dhe hartimi i projektit të detajuar inxhinierik “Ndërtimi i tunelit të Llogorasë”, me vlerë të plotë të parashikuar 7.5 mil euro.
Pasi konsorciumi i kontraktuar realizoi projektin e ndryshuar, u shpall tenderi i parë për “Ndërtimin e Tunelit të Llogarasë” për të cilin kompania shqiptare me inicialet GJ.K… u rendit në vend të parë me ofertën më të ulët sipas deklarimeve edhe të ish nr 2 të Qeverisë.
Por çuditërisht AK MIE nuk e shpalli fitues por anulloi procedurën me arsyetimin se asnjë nga ofertat e paraqitura nuk përputhet me kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit.
Procedura u rishpall për herë të dytë
duke konkluduar me fituesin dhe kontratën e lidhur më 8 Nëntor 2021 me bashkimin e operatorëve përbërë nga dy kompani turke. INTEKAR YAPI TURIZM ELEKTRIK INSAAT SANAYI VE TICARET LIMITED SIRKETI and ASL INSAAT TAAHHUT VE SANAYI TICARET LIMITED SIRKETI me përfaqësues Abdulkadir Kart ky i fundit ish deputet në parlamentin turk dhe një mik i ngushtë i presidentit Erdogan