Emisioni Fiks Fare i rikthehet sërish problematikës së monopateve dhe motorave të që shpërndajnë ushqim të cilët vazhdojnë të jenë një problem shqetësues në qarkullim.
Ata janë kthyer në burim aksidenti dhe në shqetësim shumë i madh për këmbësorët dhe drejtuesit e automjeteve në kryeqytet.
Nga vëzhgimi që Fiks Fare bëri në rrugët e Tiranës pa që monopatinat shumica drejtohen nga minorenë, të cilët qarkullojnë edhe në kundravajtje.
Shumica prej tyre nuk kanë leje drejtimi dhe nuk njohin kodin rrugor apo sinjalistikën në rrugë, gjë që krijon precedentë për aksidente. E njëjta situatë dhe shpesh edhe me agravuese ndodh me motorat që shpërndajnë ushqim. Futen në trafik keq, shkelin shpejtësinë e lejuar mbi normë. Nuk mungojnë rastet që shkelin edhe semaforët. Edhe pse kjo është e disata herë që Fiksi e trajton si problematikë ende nuk është marrë ndonjë masë sigurie apo ndërgjegjësimi.
Po të shohësh edhe statistikat e aksidenteve rrugore ato nga viti 2023 e deri më tani janë rritur me 90% në kategorinë e monopatinave. Të cilët nuk kanë asnjë masë sigurie. Janë pa skafandra, veshje fosforishente etj.
Fiksi për të prekur edhe më nga afër problemin pyeti në Urgjencën Kombëtare se sa janë rritur këto raste. Vetë kreu Skënder Brataj pohoi se statistikat janë rritur me një numër të frikshëm përsa i përket vitit 2024 dhe bën një thirrje drejtuesve të bëjnë kujdes , pasi me këto ritme sipas tij situata mund të degradojë në fatale.
I të njëjtit mendim është edhe specialisti i Qarkullimit Rrugor të Tiranës, Gerhard Baka. Ai tha për Fiksin se edhe ata e kanë konstatuar problematikën, që monopatinat drejtohen nga minoren dhe shpesh janë dy veta, por që nuk kanë të drejtë të marrin asnjë masë për këtë kategori mjetesh pasi nuk ka një draft për drejtuesit e kësaj kategorie. Pra drejtuesit e monopatinave nuk mund të sanksionohen. Drafti është në proces pohon z. Baka por që aktualisht nuk është miratuar ende. E vetmja që që mund të bëjmë thotë ai për Fiks Fare është ndërgjegjësimi i këtyre drejtuesve ” Fillimisht të kenë kujdes për vetën e tyre, e pastaj edhe për të tjerët” përfundon specialisti qarkullimit.