Të dielën do të mbahet mbrëmja e madhe e ndarjes së çmimeve të muzikës, MTV Europe Music Aëards 2022.
Në këtë mbrëmje çmimesh pritet të bëjnë histori shqiptarët, pasi që nga prezantuesja, performuesit e deri te të nominuarit – janë të gjithë artistë me prejardhje shqiptare.
Rita Ora me bashkëshortin e saj, Taika Ëaititi, do të jenë mikëpritës të mbrëmjes që do të prezantojnë edicionin e sivjetmë të MTV EMA.
Ndërkohë, dy këngëtaret tjera të njohura shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha dhe Ava Max, do të performojnë në mbrëmjen e madhe hitet e tyre më të fundit.
Këto të dyja madje janë edhe të nominuara për të fituar një nga çmimet e mbrëmjes, atë të “bashkëpunimit më të mirë”.
Në këtë kategori atyre iu bashkohet në konkurrim edhe shqiptarja tjetër me famë ndërkombëtare, Dua Lipa.
Bebe Rexha është nominuar për bashkëpunimin e saj me David Guettan, “I’m good (Blue)”, Ava Max për bashkëpunimin me DJ Tiësto, “The Motto”, gjersa Dua Lipa për bashkëpunimin “Sëeetest Pie” me Megan The Stallion.
Kjo është hera e parë në histori që tri shqiptare garojnë për të njëjtin çmim, por jo hera e parë që më shumë se një artist shqiptar nominohet në të njëjtën kategori në çmime ndërkombëtare.