
Ka përfunduar kontrolli i 16 emigrantëve të parë që mbërritën këtë të mërkurë nga Italia në vendin tonë.
Vetëm 12 prej tyre do të dërgohen në Gjadër. Ndërsa 4 të tjerë do të rikthehen në Itali. Dy për shkak se janë minorenë, ndërsa dy të tjerë për shkak të problemeve shëndetësore.
Pas afro 1 viti nga firmosja e marrëveshjes mes kryeministrave Giorgia Meloni dhe Edi Rama për emigrantët, zbatimi i saj nisi ditën e sotme. Anija që u nis nga Lampedusa të hënën u ankorua në portin e Shëngjinit, mëngjesin e kësaj të mërkure.
Emigrantët do të qëndrojnë në kampin e Gjadrit derisa të përfundojnë procedurat e azilit. Në bazë të marrëveshjes që është me afat 5-vjeçar, në vendin tonë pritet të vijnë 36 mijë refugjatë, të cilët do të shpëtohen në det nga autoritetet italiane.