Detajet të reja janë zbuluar nga operacioni i SPAK, ku u arrestuan 6 persona, ndërsa 9 persona vijojnë në kërkim. Për sa i përket Oltion Bistri, sipas dosjes së SPAK, i janë zbuluar komunikime me Ervis Martinajn, duke i dhënë informacione. Informacion rezulton se është dhënë tek Martinaj edhe për aksionet që bëheshin për kapjen e tij.

Ndërkohë për sa i përket vrasjes së Gjin Ndojt rezulton se Pëllumb Gjoka ka komunikuar me Ardit Hasanbegaj duke e pyetur nëse ka prova.

BISEDA:

Pëllumb Gjoka: Çfarë ishte ajo që ndodhi mbrëmë?

Arditi: Ja po hetojmë…

Pëllumbi: Keni gjetur prova.?

Arditi: Po disa, të vogla…

Pëllumbi: Lëre mos u merr më me të.

Ndërkohë për sa i përket Prokurorit të Kukësit, mësohet se pikërisht Pëllumb Gjoka komunikonte me të. Ndërsa prokurori Xhevahir Lita ndërhynte në proceset ndaj Bajrajve duke u pushuar akuzat apo mbyllur hetimet por duke ndërhyrë edhe tek procese të tjera që nuk i kishte vetë.