Dea Mishel Hoxha, e cila ka deklaruar se ka mbaruar shkollën me mesatare 9.8, ka bërë disa gafa gjatë një loje në shtëpinë e “Big Brother VIP 2”.
Të vënë para një prove javore, banorët e këtij reality show treguan se kanë mungesë informacioni në gjeografi dhe histori.
Pavarësisht se lojën e fitoi Dea Mishel, ajo la disa “perla”. Teksa u pyet për vitin e lindjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut, blogerja aludoi se ishte viti 1956, kur në fakt është 1405.
Një tjetër gafë ajo bëri kur u pyet se cili poet ka ndërruar jetë në moshën 27-vjeçare nga tuberkulozi. Në vend të Migjenit, Dea Mishel tha se në moshën 27-vjeçare ka ndërruar jetë At Zef Pllumi.
Por nuk përfundon këtu. Kur tenori Armaldo Kllogjeri po mundohej të gjente shtetin e katërt që kufizohet me Kosovën, blogerja u vetofrua ta ndihmonte.
Dea Mishel tha se Kosova kufizohet nga Greqia, kur përgjigja e saktë ishte Serbia.
Këto përgjigje kanë sjellë pakënaqësi të ndjekësit, të cilët kanë shpërthyer në rrjet me komente për njohuritë e banorëvetë “Big Brother VIP”.