Fation Kuqari, i cili la mbrëmë shtëpinë e Big Brother VIP me dëshirën e tij ka komentuar sërish historinë me Heidin, banoren që erdhi nga Italia për tu bërë pjesë e shtëpisë më të damshme në Shqipëri. I ftuar në “Fun Club”, Fatjoni tha se ka pasur një flirt mes tyre dhe pëlqim nga të dyja palët, por nuk eci gjatë. Tashmë Heidi është në krahët e Romeo Veshajt.
“Nuk ka qenë kurrë trekëndësh. Ka pasur një pëlqim nga të dyja anët, kemi provuar për të pasur diçka por ishte e pamundur. Jemi shkëputur pa u bërë trekëndësh gjëja. Është shumë gocë e mirë, kam respekt por nuk merreshim vesh”, tha Fationi.
Fatjoni u përlot teksa momentet më të mira të tij brenda shtëpisë.
“Jam i lumtur që kam qenë pjesë e Big Brother 3, Kam shumë kujtime të lumtura dhe jam shumë krenar për veten time,”- u shpreh ai.