Stuhitë e tërbuara që goditën jugun e Ballkanit, përfshinë gjatë natës edhe veriperëndimin e Turqisë.
5 persona humbën jetën dhe 4 të tjerë janë shpallur të zhdukur në qytetin më të populluar të Turqisë, atje ku ujërat e rrëmbyer të përmbytjeve morën me vete automjete dhe përmbytën qindra ndërtesa.
Ndërsa në Greqi u thellua në 2 të vdekur dhe 3 të zhdukur, bilanci i stuhisë katastrofike që goditi të martën rajonet qëndrore dhe perëndimore të vendit. Mediat greke bëjnë të ditur se një prej viktimave është një fermer shqiptar 51-vjeçar, i cili humbi jetën pas shembjes së një muri në Volos, qytetin e goditur më rëndë nga përmbytjet katastrofike.
Dy viktima nga përmbytjet e të martës edhe në Carevo të Bullgarisë, aty ku autoritetet e shpallën këtë të mërkurë ditë zie. Stuhitë dhe përmbytjet kanë shkaktuar katastrofë edhe përtej kontinentit, në Brazil atje ku 21 persona humbën jetën në Lazhedu qytetin jugor që u përmbyt i gjithi.