Arrestohet 18 vjeçari i cili mbrëmjen e së dielës, 7 korrik, aksidentoi për vdekje vajzën 8 vje?çare nga Sllovakia e cila kishte ardhur me pushime me familjen e saj në Shqipëri.
Policia e Durrësit informoi sot se Genci Gjura është arrestuar në flagrancë për akuzën ‘Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Aksidenti u shënua mbrëmë kur automjeti Audi i drejtuar nga 18 vjeçari Genci Gjura që udhëtonte në rrugën që lidh Lalëzin, Maminasin me zonën bregdetar, përplasi fëmijën 8 vjeç që po përpiqej të kalonte nga një krah te tjetri në kryqëzimin e resortit turistik Lura.