SPAK godet një prej grupeve më të rrezikshme kriminale që kanë operuar në Elbasan; grupin kriminal të drejtuar nga vëllezërit Franc e Hajdar Copja ky i fundit i njohur me nofkën DARI, kundërshtarët e përbetuar të Erjon Alibej i njohur si ”Krymi”.
Prokurorët e posacëm kanë siguruar prova që implikojnë klanin Copja në të paktën 6 vrasje të kryera në Elbasan e Rrogozhinë, ndërsa janë zbuluar lidhje të tyre me njerëz të policisë e drejtësisë.
Kështu, prokurorët kanë hedhur dritë mbi atë që njihet si Masakra e Bradasheshit në dhjetor të 2018, ku u qëlluan mbi vdekje, Endrit Alibej, i njohur me nofkën Tarzani, xhaxhai i tij Arben Dylgjeri dhe një shtetas turk.
Tarzani dhe vëllezërit Copja kanë qenë dikur miq të ngushtë, por humbjes së një sasie të madhe kokaine në Britaninë e Madhe ata u përplasën ashpër dhe sipas SPAK Hajdar dhe Franc Copja urdhëruarn masakrën e Bradasheshit.
Po ashtu nga zbërthimet e komunikimeve në SKY ECC është hedhur dritë edhe mbi ekzekutimin e Andi Zyfylit, i afërm i klanit kriminal të Erjon Alibej, vëllai i Endrit Alibej që u ekzekutua te rrethrrotullimi i Bradasheshit. Zylyfi u qëllua për vdekje aksin Elbasan-Peqin, ndërsa në këtë ngjarje mbeti i plagosur Ardit Uruçi.
Në kuadër të hetimit, janë zbardhur edhe vrasja e Kevin Bahos dhe plagosjes së vëllait të tij Sandër Baho i njohur me nofkën Sakati.
Aleksandër alias Sandër Baho ishte njeriu i besuar i Endrit Alibej. Edhe në këtë rast urdhërues dhe financues të vrasjes janë vëllezërit Copja. Hetuesit kanë hedhur dritë edhe mbi vrasjen e Klevis Kapllanit në shtator të 2020 në Rrogozhinës. Kapllani ishte shok me të penduarin e drejtësisë Nuredin DUmani.
Në kuadër të aksionit që ka në shënjestër klanin Copja, janë arrestuar edhe zyrtarë të policisë, sic është rasti i Agustin Cinarit, shef krimesh në Durrës, apo zv.drejtori i burgut të Bradashesh Martin Musaj. Në masë sigurie ishteg dërguar edhe ish-gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fehahu. Ndërsa në kërkim është shpallur për të disatën herë Talo Cela, një emër kontrovers i botës së krimit, i cili që prej megagrabitjes në aeroportin Ndërkombëtar Nënë Tereza jeton në arrati dhe mbi supe i rëndojnë krime të rënda.
Franc dhe Hajdar Copja kishin ndërtuar një bazë të fortë në Dubai dhe kishin investuar miliona euro atje. Franc Copja u ekstradua në Dubai, si i dyshuar për vrasjen e Arjan Spahiut, i njohur si Arjani i Vogël, në Belgjikë, që njihej si truri financiar i organizatës së Erjon Alibej.
Hajdar Copja u arrestua në Dubai, por lirua më pas. Kundërshtari i tyre Erjon Alibej ndodhet në paraburgim i dyshuar për shumë krime të rënda. Ai bashkëpunoi me të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumani dhe ekzekutoi të gjithë personat që dyshonte se kishin marrë pjesë në vrasjen e vëllait të tij Endritit, sic ishin vëllezërit Viktor e Besmir Haxhia në Durrës, Dorian Shkozën e Anxhelo Avdinë, etj.
Ndaj pjesëtarëve të grupit kriminal që u godit nga SPAK rëndojnë dyshimet për vrasje, grup kriminal e korrupsion në sistemin e drejtësisë.