Kreshnik Husaj, i njohur si Kika ka pranuar se është takuar dhe ka komunikuar online me priftin elbasanas e akuzuar për homoseksualizëm, At Nikolla Xhufka.
Ata janë ballafaquar në një studio televizive, ku nuk kanë munguar debatet dhe akuzat e forta.
“Për herë të parë e kam takuar në orën 22:50 në Elbasan, me ftesën e At Nikolla Xhufkës. Kemi shkruar në Snapchat, shkruajtëm në Ëhats App dhe më pastaj më shprehu në mënyrë sentimentale në Snapchat”, ka deklaruar Kika në Euroneës.
Por At Nikolla ka thënë se Kika i është paraqitur si përfaqësues i Behgjet Pacollit, duke i thënë se biznesmeni nga Kosova do të investonte në Kishën e tij në Elbasan. Ai tha se këto momente i ka të regjistruara me video dhe do i dërgojë në prokurori.
Nikolla Xhufka: Je futur në burg për mashtrim o zotëri, ke marrë vajza të vogla, ke gënjyer për miss-e. Pu, pu çfarë surrati. Ore ky uji pihet (pyet gazetarin në studio).
Kika: Pi pak pi, faleminderit shumë për hapësirat. Mos përdorni të lutem të tjerë në këtë mes.
Nikolla Xhufka: Ke ardhur si përfaqësues i Behgjet Pacollit që do të bëje investime te Kisha. I kam me zë dhe video te kamerat e Kishës. Do ia çoj prokurorisë.