![C4D94A0B-FBA0-4F42-8323-1BD52DDAC5A5](https://gazetajone.com/wp-content/uploads/2022/11/C4D94A0B-FBA0-4F42-8323-1BD52DDAC5A5.jpeg)
Një përplasje virtuale për klikimet ka nisur mes Luana Vjollcës dhe Donald Veshajt. Ishte ky i fundit që ironizoi moderatoren për klikimet dhe videot e saj falënderuese ndaj fansave.
“Hej si jeni? Kush e do një video për dashurinë që më jepni, për statistika, për klikime e për kështu gjërash. Apo jo? Më mirë jo, e lëmë, e lëmë”, tha Donaldi në një video.
Ky thumb i Donaldit nuk kaloi pa një kundër-thumb nga ana e Luanës. Ajo publikoi një postim në Instagram ku shkruante: “Qentë le të lehin, karvani ecën përpara”.
Luana pati edhe mbështetjen e menjëhershme të Beatrix Ramosajt, ish-partneres së Donaldit, e cila reagoi në komente.
“Goceee tregoju si bëhet”, ka shkruar Beatrix Ramosaj.