edi rama veliaj

Sara Goxhaj do të jetë kryetarja në detyrë e Bashkisë së Tiranës. Të paktën kështu pretendon kjo shkresë e firmosur nga qelia prej Erion Veliajt, i cili ka vendosur që sekretaren e tij ta emërojë si njeriun që drejton punët në Bashkinë e kryeqytetit.

Ky emërim pason atë të kryeministrit, i cili, javë më parë, menjëherë pas arrestimit të Veliajt, kur vizitoi i zemëruar Bashkinë e Tiranës, vendosi që drejtimin t’ia lërë nënkryetares Anuela Ristani.

Me këtë vendim të ri të kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj jo vetëm rrit dozën e kaosit në Bashkinë pa kryetar, por me gjasë ka hedhur hapin e parë në një betejë të tij, këtë herë me shefin e madh. Se si do të vijojë kjo përplasje, jo thjesht institucionale, mbetet për t’u parë në ditët në vazhdim.

Tashmë Anuela Ristani, e preferuara e Edi Ramës, do t’ia dorëzojë “çelësat” e Bashkisë të besuarës së Erion Veliajt, Sara Goxhajt. Sa të afta janë të përzgjedhurat e Ramës dhe Veliajt, këtë nuk e di askush me siguri. Ajo që shihet me sy të lirë është se si kryeministri dhe kryetari i Bashkisë në detyrë kanë zgjedhur dy vajza të reja të njohura për devotshmërinë në shërbim ndaj shefit të radhës./gazetajone