Një ngjarje tronditëse u bë publike disa ditë më parë ku u raportua se Marjus Musaku kishte marrë peng një 30-vjeçare të quajtur Ersida Dyrmishi. Kjo e fundit u gjet në një banesë në Durrës dhe akuzoi Musakun se e mbante peng. Por ky i fundit nga burgu këmbëngulte se historia nuk ishte e vërtetë, pasi sipas tij, e reja e cila ishte nënë e dy fëmijëve, kishte pasur lidhje jashtëmartesore me të dhe kishte shkuar vetë.
Ersida Dyrmishi bashkë me bashkëshortin e saj bënë kallëzim në polici kundër 32-vjeçarit ndërsa ky i fundit u arrestua nga policia. Por në mbrojtje të tij kanë dal së fundmi familjarët, të cilët kanë publikuar edhe disa mesazhe që sipas tyre vërtetojnë se Ersida kishte lidhje jashtëmartesore me Marjus Musakun.
JOQ ka publikuar mesazhet dhe foto ku çifti që flisnin me njëri tjetrin dhe që kishin një komunikim intim dhe takoheshin bashkë. Deri më tani përveç denoncimit nga ana e burrit të Ersidës nuk kemi asnjë reagim në lidhje me këtë situatë dhe pse e bëri denoncimin.
Këto lloj ngjarjesh sjellin një reagim të fuqishëm në shoqëri i tillë ishte rasti i pak kohëve më parë në qytetin e Librazhdit. Një video e cila u bë e bujshme nga mediat dhe emisionte televizive, në atë video nusja e kap nga vjehrrit duke tradhtuar burrin, që ishte jashtë shtetit.
Këto ngjarje për vetë karakterin që mbartin dhe reagimin që sjellin në shoqëri ndikojnë shumë aq sa shkaktojnë edhe tragjedit. Mos harrojmë se për ngjarjen e Durrësit, Marjus Musaku ndodhet në burg i akuzuar për pengmarrje ndërsa për rastin e Librazhdit detaje të reja dalin nga banorët e zonës.
Por pse tradhtojnë çiftet shqiptare, përgjigjen e kësaj pyetjeje e marrim nga e Universitetit shkencor të Misurit dhe sociologe Alisia Walker e cila na shpjegon rreth këtij fenomeni.
Sociologia Walker rrëfen se ka folur me 50 gra, të moshave nga 24 deri në moshën 65 vjeç, duke mësuar arsyet e tradhtive ndaj burrave të tyre. Në një intervistë për The Sun në lidhje me gjetjet e saj, Walker tha: Më shumë se gjysma e grave thanë, jam e martuar, por nuk kemi shumë marrëdhënie dhe nuk përjetoj orgazmë me burrin, ndaj tradhtoj, njeri me të cilin e tradhtoj më dhuron kënaqësi të madhe, por nuk e dashuroj!
Walker zbuloi se në fakt gratë nuk tradhtonin spontanisht, por e mendonin dhe bënin për domosdoshmëri. Sipas këtyre grave, burrat e tyre nuk kanë fantazi dhe nuk ndihen të lirë gjatë marrëdhënieve, duke i shtyrë ato drejt tradhtisë. Për Walker-in është një situatë shumë e trishtë, pasi askush nuk do donte të tradhtohej.
Ndërkohë që një studiuese tjetër, Ashley Madison thotë se gratë që ti tradhtojnë zakonisht nuk duan të heqin dorë nga martesa, thjesht janë në kërkim të një kënaqësie seksuale herë pas here dhe se kjo gjë i bënë gra më të mira dhe nëna më të mira.
Në Shqipëri, sociologë të ndryshëm thonë se emigracioni është një nga arsyet pse femra shqiptare e tradhton burrin e saj.
Sipas sociologut Gëzim Tushi në një intervistë ka thënë se: Një pjesë e madhe e gocave i kuptojnë këto ndrydhjet apo ngërçet e martesës dhe ato thonë sa të hyjmë në një martesë që të marr një mashkull dembel, parazit, të dhunshëm, xheloz i cili do më privojë nga liritë dhe nga të drejtat dhe vendos që të rrijë vetëm. Gjen justifikime të tilla, bën shkolla, bën mastera, doktoratura vetëm që ta shtyje ose të mos e bëjë fare martesën.