Pesë vite pas tërmetit, Durrësi pret akoma rindërtimin
• Bashkia nuk jep afate për përfundimin e projektit. Rindërtimi“karrem”, për zgjedhjet lokale dhe qëndrore.
• Dhjetëra pallate anembanë qytetit bregdetar ‘të shenjuara” nga pasojat e tërmetit të 26 Nëntorit 2019.
• Mijëra banorë të pastrehë, të gjendur mes katër rrugëve janërikthyer në shtëpitë e dëmtuara, nuk ka banesa sociale.

Emiriana Sako pronare faktike e kompanisë Rajli Ndërtim ? Shifrat zbulojnë masakrën me fondet publike

Dielli zhuritës i këtyre ditëve të gushtit shndërrin kudo në Shqipëri. Kur na ndajnë edhe pak ditë nga përfundimi i pushimeve verore, të gjithë rendin drejt detit. Qytetet bregdetare përballen me dyndje masive të pushuesve. Ndër to, sigurisht, më i frekunetuari vijon të jetë Durrësi. Plazhi i Durrësit vijon të jetë destinacioni turistik i mijëra pushuesve nga vendi, rajoni dhe bota.

Teksa drejtohesh për tek plazhi i Durrësit, përgjatë segmentit Ura e Dajlanit deri tek Plepat, në dy anët e rrugës ndërtesat në vijën e parë janë të meremetuara dhe të lyera. Pronarët e këtyre objekteve janë kujdesur që fasadat të duken pothuajse të “reja”. Por mjafton të shkosh pak më tutje dhe gjithë kjo fasadë bie. Pallate të tëra, ngrehina, qëndrojnë në këmbë, si pasqyra e vërtetë e gjendjes në këtë qytet, me dhjetëra pallate të dëmtuara nga tërmeti që presin rindërtimin, ndërsa mijëra qytetarë banorë të saj janë ende të pastrehë.

Rindërtimi

Sot, pesë vite pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019, zyrtarish Bashkia e Durrësit ende nuk ka një datë zyrtare për përfundimin e procesit të rindërtimit (kthim përgjigje kërkese për informacion2024). Teksa në faqen zyrtare të Bashkisë së Durrësit, tek“Raporti i Dëgjesave Publike për Programet Buxhetore Afatmesëm PBA 2024 –2026”, gjatë dëgjesave publike, kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, ka premtuar se projekti i rindërtimit do të mbyllet në vitin 2024.

Referuar të njëjtit dokument, pasqyrat buxhetore të shpenzimeve për vitet 2024-2026, kjo bashki planifikon punime në disa pallate, afatet e të cilit shkojnë deri në 2026-ën. Konkretisht, përgjatë 3 viteve(2024-2026) bashkia Durrës planifikon të shpenzojë 878,645,716 lekë për procesin e Rindërtimit.

Që prej vitit 2020 qeveria ka lidhur kontratat e kufizuara për procesin e rindërtimit nga tërmeti në Durrës. FSHZH rezulton të ketë prokuruar 153.3 milion euro për kontratat e lidhura me këtë qëllim, ndërsa Bashkia Durrës rezulton të ketë prokuruar 114.5 milion euro. Të gjitha kontratave të ndërtimit u ka mbaruar afati i ndërtimit por durraskët janë ende jashtë shtëpive të tyre.

Strehim

Në zonën e njohur si “Apolonia” në Durrës janë një sërë komplekse pallatesh, që vijojnë të jenë ende të dëmtuara. Një banor i zonës, i cili preferoi të mos identifikohet, tha për VNA-në, që dhjetëra familje janë detyruar të rikthehen tek apartamentet e dëmtuara, pasi janë gjendur në mes katër rrugëve. “Kanë blerë shtëpitë. Ato shtëpi janë të dëmtuara. Janë rikthyer të jetojnë aty. Po ti e shikon si është pallati. Jetohet aty?!”- thotë i moshuari, rreth të 70-ve.

Në fotot e siguruara nga VNA, vërehet me sy të lirë, sesi ky kompleks pallatesh është dëmtuar pothuajse i gjithi, e megjithatë nga dritaret me perde dhe grilat e hapura kuptohen se aty jetojnë disa familje.

Sa i takon pyetjes : “A ka familje që nuk janë rikthyer ende në banesate tyre, pasi nuk ka përfunduar proçesi i Rindërtimit?”- Bashkia Durrës përgjigjet : “Përsa kërkoni në lidhje me këtë pikë nuk mund të japim një numër pasi shum prej banorëve nuk kan bërë një regjistrim online për dëmet nga tëmeti”. Sakaq, sipas të dhënave të DPTH, nga bashkia Durrës për 2023 pagoi 2.6 milionë euro për Grante rindërtimi dhe subvencione qiraje për familjet e prekura nga tërmeti.

Paralelisht me strehimin e banorëve që dolën të pastrehë nga tërmeti i vitit 2019, Bashkia Durrës, është ndër të vetmet që nuk ka banesa sociale. Ky fakt pohohet edhe nga kryetarja e Bashkisë, Emiriana Sako, e cila në një dëgjesë publike (document publik në faqen e bashkisë), pohon se “Strehimi është një problem shumë i ndjeshëm përqytetarët. Në takimet dhe pritjet, që unë zhvilloj me qytetarët, rreth 50% e kërkesave të tyre, janë për strehimin. Ne, nuk kemi ndërtuar banesa sociale deri tani, sepse jemi marrë me programin e rindërtimit pas tërmetit të vitit 2019. Bashkia Durrës, bashkë me Qeverinë Shqiptare, ka disa programe për strehimin, që ju mund të informoheni, si duke pyetur në Zyrën e Informacionit të Bashkisë, ashtu dhe në faqen e saj zyrtare në internet, për kriteret e aplikimit si: Kredia e Butë, programi i Banesave Sociale me qira. Lagjen e re të rindërtimit, mendojmë ta përdorim dhe për ndërtimin e banesave të reja sociale”.

Afatet

Sipas Bashkisë Durrës, fondet që janë alokuar nga buxheti ishtetit për këtë bashki që nga fillimi i procesit e deri më sot janë14 869 578 839 lekë. Prej të cilave 5 290 957 943 lekë janë fondet e alokuara nga buxheti i shtetit për Bashkinë Durrës e deri më sot për “Riparimin, rikonstruksionin dhe riforcimin e ndërtesave me shkallë dëmi DS4”.

Për vitin 2024 në buxhetin e bashkisë Durrës të miratuar me Vendim të Këshillit Bashkiak Durrës ndër të tjera është miratuar dhe përforcimi 6 gjashtë objekteve pallat me nivel dëmi DS4. Për 6 pallatet e miratuar me Vendim të Këshillit Bashkiak Durrës pritet të nisë proçesi ipërforcimit. Për 51 pallate të tjera ka përfunduar riforcimi, për te tjerat është në proces. Për banesat me shkallë dëmi DS4 pritet të fillojë procesi për 92 banesa, ato që kanë përfunduar  procesin e riforcimit janë 73 objekte dhe mbeten 55 objekte banesa private në proces.

Sot, Durrësi, ky qytet bregdetar, gjendet ende në një rindërtim që as ka nisur dhe as ka përfunduar seriozisht. Miliona euro të shpenzuara në gati 5 vjet kanë mundur vetëm të retushojnë fasadat por jo të rregullojnë cilësinë e banesave që u rrezikuan nga tërmeti. Mesa duket Bashkia e Durrësit edhe në zgjedhjet e vitit të ardhshëm do ta konsiderojë procesin e rindërtimit si një mundësi për të marrë vota. Dhe për këtë mjafton të shikosh rikonstruksionet, çelësat e shtëpive/apartamenteve që jepen gjatë fushatave zgjedhore, për të kuptuar se dhe vitin e ardhshëm shfaqja e fasadave për fasadë do të jetë e njëjtë.

STATISTIKA
• Fondi total për bonusin e qerasë  për vitet 2020-2023 (5618 familje)

2020 1.172.033.500
2021 1.184.241.500
2022 891.349.300
2023 163,160,000
2024        ?
Apartamente/shtëpi shkallë dëmtimi DS4 dhe DS5

Objekte pallat për prishje DS5 – 54 pallate
• Rindërtim në të njëjtin truall – 12
• 8 pallate Manëz – të strehuar në zonën e re përzhvillim Manëz
• 1 pallat Ishëm – te strehuar në zonën e re përzhvillim Ishëm
• 33 pallate Durres qytet + njësi administrative Rrashbull 2, Sukth 10, Katund i Ri 3

Objekte pallat për riforcim DS4 – 168 pallate
• Procesi i  riforcimit – 66
• Përfunduar procesi i riforcimit – 19
• Fond për projekt – 83

Pallate që nuk kanë përfunduar
• Procesi i riforcimit – 66
• Proces rindërtimi 33 pallate Durres qytet + njësiadministrative Rrashbull 2, Sukth 10, Katund i Ri 3

Apartamente/shtëpi të ndërtuara në Bashkinë Durrës
• Apartamente të ndërtuara janë 416, shtëpi të ndërtuara janë465
• Apartamente në proçes 1306 , shtëpi në proces 306
•   Banesa me shkallë dëmi DS4 (përforcim) kanë rezultuar220

Familjet që kanë hyrë në apartamente/shtëpi
• Janë strehuar rreth 765 familje dhe së shpejti priten tëstrehon rreth 1400 familje të trajtura me banesë, apartamente të ri.